Sport dhe Aktivitete

Ne ambientet e saj organizohen aktivitete te ndryshme. Loja me e perhapur ne plazh volejbolli luhet vazhdimisht pasi kemi vendosur fushen e saj.

Cdo vit organizohet kampionati i karatese per moshat e reja ku marrin pjese ekipet ngaShqiperia , Kosova , Maqedonia dhe rajoni

Per te apasionuarit e sporteve te ujit ofrojme: scooter uji si edhe skaf. Per ata qe duan te shijojne bukurite e plazhit nga ajri gjithashtu jua ofrojme kete mundesi .

Nuk mungojne lojerat e ndryshme te organizuara  nga stafi i kompleksit.

Kalaja e Bashtovës

  • Kalaja e Bashtovës ngrihet pranë fshatit tëVile-Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve,per shkembime tregtare. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 mertra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash,mendohet se kjo Keshtjelle ose Kala ka qene 2 kateshe,ku ne kat i saj eshte i fundosur nen sip.e tokes. Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlerë që ju do ta gjeni vetëm disa km jashtë Kavajës dhe që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit.E vecanta e kesaj Kalaje ose Keshtjelle eshte se kjo kjo Keshtjelle eshte e vetmja Keshtjelle ne Ballkan e ndertuar ne fushe. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota dhe sot ruhen si një momument kulture nga shteti shqiptar.Ne kete keshtjelle jane bere festa dhe MISS SHQIPERIA 2012.Sot ky monument vizitohet nga shume turiste vendas dhe te huaj.Keshtjella e Bashtoves(Castle Bashtova) eshte nje pasuri kulturore dhe me shume vlera.Ne kete monument kulturor jane gjentur ,sende ose gjera kulturore qe vertetojne nje histori te lashte jo vetem per Keshtjellen por dhe per fshatin e Vile-Bashtoves.Sendet e gjetura ne kete monument ruhen sot ne Muzeun Kombetar ne Tirane.
  • Rreth e përqark kalasë lulëzon një pyll dafinash, që përveçse është i shpallur monument natyre, krijon edhe një mjedis shumë tërheqës për piknikë në natyrë. Nga muret e kalasë mund të vëzhgoni bregdetin si në pëllëmbë të dorës, që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta. Për të vizituar kete Keshtjelle ,duhet te kaloni fshatin Vile-Bashtove,ose ne pernendtim te fshatit.Kalaja e Bashtoves eshte nje mrekulli e vertet.

Plazhi i Gjeneralit

  • Plazhi i Gjeneralit fillon me legjendën urbane na ishte një gjeneral italian i Luftës së Dytë botërore, i cili kishte ardhur në Shqipëri në fillim të viteve 40, kur Italia pushtoi Shqipërinë. Gjatë ekspeditave në zonën e Kavajës pikërisht në fshatin Bardhor  ai ndeshi në një gji të mrekullueshëm rreth 400 metra të gjerë, që puthej nga një det thellësisht blu i cili copëzohej nga pjesë shkëmbore duke krijuar një vijë të thërrmuar ujë-tokë e cila mbyllej me dy kepa majtas-djathtas, në formën e një patkoi. Ky xhep i bruztë-blu, ishte i veshur me shkurre të blerta e kodra të buta që e mahnitën ushtarakun. Dhe jashtë kontekstit të luftës ai e ndau me mendjen e tij se ky ishte një gji i mrekullueshëm për të bërë plazh. Pak kohë pasi u kthye në Itali, mori familjen e tij dhe e mësyu gjirin edhe njëherë, por kësaj radhe me jaht, nga deti. Kanë kaluar më shumë se gjashtëdhjetë vjet që atëherë, por edhe sot e kësaj dite, ky gji vazhdon të quhet Plazhi i Gjeneralit, për shkak të frekuentimit që i bëri ushtaraku i dikurshëm, për vite rresht, derisa mbaroi lufta. Tashmë ai s’mund të quhet ndryshe, ndonëse numri i atyre që e frekuentojnë është shumë më i madh se thjesht një familje e pasur e kohërave të luftës
  • Plazhi i Gjeneralit është pjesa më e bukur dhe më tërheqëse në të gjithë rivierën Kavajase të përbërë prej 30 km vijë bregdetare, i cili të bën ta dashurosh që në momentin që të shfaqet befas në horizont, sapo ke kaluar kodrat e Kryevidhit. Kepat shkëmborë që e rrethojnë, janë konglomeratikë dhe e kanë mbushur bregun me zaje të vegjël shumëngjyrësh që formojnë një mozaik të mahnitshëm i cili harmonizohet me blunë e ujit, të gjelbrën e shkurreve dhe të verdhën e rërës së plazhit. Bota ujore është pasur me peshq të llojeve të ndryshëm dhe më një specie të veçantë breshke detare e cila ka zgjedhur pikërisht këtë plazh të vogël për të mbarështuar llojin e saj.
  • Panorama e gjirit është fantastike, ajo të krijon një ndjesi të plotë qetësise e çlodhjeje, të bën ta dashurosh natyrën.